Bashkia e Tiranës po kujdeset që edhe këtë vit të jetë pranë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike gjatë festave të fundvitit.
Bashkia ka lançuar nismën e re ku fton të gjithë ata qytetarë që kanë biçikleta të cilat nuk i përdorin më, t’I dhurojnë ato për një fëmijë që nuk mund ta blejë një të tillë.
Advertisement
“Dhuro biçikletë për çiklistët e vegjël të Tiranës. Nëse ke një biçikletë të përdorur dhe nuk e përdor më, mund t’ia dhurosh një fëmijë në vështirësi ekonomike. Bëhu ti babagjyshi për këtë vit”, thuhet në nismën e Bashkisë së Tiranës.
Sikurse është bërë traditë, të gjithë Qendrat Sociale të Bashkisë së Tiranës do të jenë të hapura duke ofruar një vakt të ngrohtë për ata që janë të vetmuar apo në vështirësi ekonomike.
Advertisement