Ashpërsohet lufta kundër drogës/ 124 të arrestuar në katër muaj në Tiranë për trafikim dhe shpërndarje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ashpërsohet lufta kundër drogës/ 124 të arrestuar në katër muaj në Tiranë për trafikim dhe shpërndarje

Policia e Tiranës ka shtuar operacionet në fushën e narkotikëve, kjo e dëshmuar edhe në rezultatet e deritanishme ku janë goditur disa grupe kriminale, që furnizonin kryeqytetit me drogë.

 

Në bilancin e 4 muajve të parë të këtij viti, rezulton se antidroga e Tiranës ka arritur që të sekuestrojë afro 5.5 kg kokainë, 47 kg heroinë dhe 137 kg kanabis.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, për gjatë vitit të kaluar, blutë kanë arritur të sekuestrojnë 9 kilogramë kokainë, 670 gramë heroinë dhe 90 kg kanabis. Nga krahasimi i shifrave shihet se vetëm 4 muaj trafikimi i heroinës ka pësuar një goditje të madhe, gjithashtu edhe kanabisi. Në muajin mars u shënuan goditjet më të forta ndaj narkotikëve, ku u sekuestruan 42 kilogramë heroinë, 2.6 kg kokainë dhe 62 kg kanabis.

 

Në këto 4 muaj, rezultojnë si autorë të përfshirë në fushën e narkotikëve 582 persona. Në mesin e tyre janë krerët e grupeve të goditura, furnizuesit e drogave, por edhe shpërndarësit. Prej tyre janë të arrestuar 124 persona e ndërsa 458 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

 

Advertisement

Burime shprehen, se në rezultatin e këtyre goditjeve ka ndikuar edhe bashkëpunimi me Prokurorinë e Tiranës, organ i cili ka lejuar edhe realizimin e përgjimeve ku është bërë e mundur dokumentimi, por edhe identifikimi i personave të përfshirë në shitjen dhe trafikun e narkotikëve.

 

Por nuk kanë munguar as agjentët e infiltruar, të cilët kanë arritur që të depërtojnë në brendësi të grupeve kriminale dhe më pas është realizuar goditja e tyre. Kryesisht grupet kriminale kryenin aktivitetin në zonat e populluara të Tiranës si në ish-Bllok, në afërsi të ish-Parkut, por nuk ka munguar as shpërndarja edhe në afërsi të shkollave të mesme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy