855 rrënjë kanabis u asgjësuan nga policia e Krujës, pas një kontrolli të imtësishëm në zonë.
Dronët zbuluan se në zonën pyjore të malit të Brretit, ishin krijuar 5 ambiente të hapura ku kultivohej cannabis sativa.
Advertisement
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
Advertisement