Policia ka asgjësuar 710 bimë narkotike në fshatrat e Lezhës. Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga një 40-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i 40-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit në banesë janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.