685 fidanë kanabis u asgjësuan nga Policia e Krujës pas kontrolleve nga ajri me drone. Ndërkohë në terren u angazhuan 100 efektivë policie.
Fidanët e kanabisit u gjetë në parcela të ndryshme në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon.
Advertisement
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë fazave të mëparshme të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar në total 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Advertisement