Policia ka asgjësuar 500 bimë kanabis gjatë kontrolleve në zonat pyjore të Krujës. Raportohet se bimët narkotike janë gjetur në afërsi të një banesë, në zonën Kodër-Mazhë.

 

“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë, policia ka vënë në pranga 52-vjeçarin, Agron Hoxha, të dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike.