Policia ka asgjësuar 304 bimë narkotike gjatë kontrolleve në zonat e pyllëzuara të Krujës. Mësohet se bimët narkotike janë kapur në lagjen Micjon, Borizanë.
Si pasojë është vënë në pranga autori i dyshuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Advertisement
“Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi S. D., 60 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi K. D., 49 vjeç, të dy banues në Borizanë”, njofton policia.
Më herët gjatë kontrolleve policia ka asgjësuar 12 mijë e 663 bimë narkotike kanabis.
Advertisement