Një ushtar i forcave të armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Ai ishte përfshirë në operacionin e ndërhyrjes, duke luftuar flakët në fshatin Krinë, në Gjirokastër.

Për pasojë, ushtari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës, në gjendje të rëndë.

Edhe bashkëshortja e të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën sot nga zjarri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mësohet se ajo është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar.