Asfiksohet një ushtar i Forcave të Armatosura në Gjirokastër, në gjendje të rëndë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asfiksohet një ushtar i Forcave të Armatosura në Gjirokastër, në gjendje të rëndë në spital

Një ushtar i forcave të armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Ai ishte përfshirë në operacionin e ndërhyrjes, duke luftuar flakët në fshatin Krinë, në Gjirokastër.

Për pasojë, ushtari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës, në gjendje të rëndë.

Edhe bashkëshortja e të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën sot nga zjarri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisement

Mësohet se ajo është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy