![Asfiksohet një ushtar i Forcave të Armatosura në Gjirokastër](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/08/as.png)
Një ushtar i forcave të armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
Ai ishte përfshirë në operacionin e ndërhyrjes, duke luftuar flakët në fshatin Krinë, në Gjirokastër.
Edhe bashkëshortja e të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën sot nga zjarri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se ajo është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar.
Advertisement