Zbardhen detaje të reja nga krimi që tronditi Malin e Zi, katër ditë më parë ku 28-vjeçari Ilir Dokaj ekzekutoi bashkëshorten e tij, 19-vjeçaren Sheila Bakija.

Dokaj duket se ishte ndarë nga 19-vjeçarja, kur kjo e fundit me 26 gusht bëri kallëzim në polici se ai po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit.

Sipas hetimeve, Dokaj e kërcënoi të renë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh e tjetërkujt”. Ndërkohë, ai është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, gjatë natës së kaluar dhe pritet të përballet me drejtësinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja tragjike ndodhi disa ditë më parë, ku autori Ilir Gjokaj ka shkuar në banesën e familjes së Sheila Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i ka dalë përpara. Plumbat i morën jetën, 19-vjeçares, gjyshes së saj, ndërsa babai mbeti i plagosur.