Presidenti Meta ka dekretuar sot emerimin e gjyqtarit Artur Kalaja, ne gjykaten e Larte. Me këtë vendim, gjykata e lartë bëhet me 8 gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë gjithsej.
Ne njoftimin shoqerues, presidenca i ben thirrje keshillit te larte gjyqesor qe te vijoje angazhimin me ritme të shpejta.
“Bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e gjykatës së lartë, por njëkohësisht dhe funksionimi me trupat e nevojshme gjyqësore të gjykatave të apelit, është me rëndësi jetike për vendin, lidhet direkt me procesin e integrimit europian, stabilitetin e shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. “ – thuhet ne njoftimin e Presidences.
Advertisement