Tirana do të ishte një nga qytetet e para në botë që do të strehonte refugjatët nga Afganistani. Në shenjë mirënjohje për mikpritjen e popullit shqiptar dhe të angazhimit të qeverisë shqiptare për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij, artistët afganë kanë realizuar një murale në një nga vendet më historike të Tiranës, i njohur si pallati i Maks Velos, ku shkruhet: “Faleminderit Shqipëri, nuk do të harrojmë”.

 

Muralja paraqet një burrë afgan i cili po punon, ndërsa karroca e tij e punës mban hartën Shqipërisë, të përbërë nga shumë seksione, si simbol multietnik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se populli shqiptar dhe qeveria e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama treguan që në fillim gatishmërinë për të qenë pranë njerëzve në nevojë.

 

 

“Miqtë tanë nga Amerika dhe Afganistani u bashkuan për realizimin e kësaj muraleje. Ne kemi gjithashtu një traditë, “Mural Fest”, por kjo murale është si një kartolinë mirënjohjeje për qytetarët e Shqipërisë, për qeverinë tonë. Është një kartolinë fundviti nga komuniteti afgan që jeton në Shqipëri, në këtë mur të Tiranës, për të dhënë edhe ata falënderimet për gjithë pritjen që qeveria, por sidomos populli ynë, u bëri atyre si në Tiranë, si në Lezhë, si në Durrës”, tha Veliaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se strehimi i refugjatëve nga Afganistani tregoi edhe njëherë se Shqipëria vijon traditën e bukur dhe fisnike të mikpritjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë ndihem vërtetë e lumtur dhe krenare që falë këmbënguljes së kryeministrit, qeverisë shqiptare, por edhe mikpritjes dhe bujarisë të qytetarëve shqiptarë, ia dolëm, pavarësisht një operacioni kompleks evakuimi të miqve dhe partnerëve tanë afganë, të strehojmë në Shqipëri mijëra burra, gra edhe fëmijë, të cilëve u rrezikohej jeta nga regjimi i ri i Afganistanit. Nuk janë numra dhe statistika, por janë jetë të shpëtuara dhe mua më vjen vërtet mire, jam e lumtur që ajo traditë e bukur dhe fisnike e shqiptarëve, e mikpritjes së njerëzve në nevojë, vazhdon të jetë e gjallë ende sot”, u shpreh Xhaçka.

 

Damon Wilson, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Demokratik (NED) falenderoi shqiptarët për mikpritjen dhe bujarinë e treguar ndaj komunitetit afgan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi këtu, si amerikanë dhe afganë, për t’ju thënë faleminderit qytetarëve shqiptarë. Ky ka qenë një vit i vështirë për Afganistanin. Dhe në një kohë vërtetë të vështirë, Shqipëria u tregua e gatshme të mikpriste afganët, artistë të jashtëzakonshëm, aktivistë që vërtetë përfaqësojnë shoqërinë civile më të mirë të Afganistanit”, deklaroi Wilson.

 

Artistët janë pjesëtarë të ‘Artlords’, një organizatë afgane me aktivistë e artistë vullnetarë, të cilët përmes pikturave murale përcjellin mesazhe shprese dhe paqeje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Artisti i njohur afgan Omaid Sharifi u shpreh se populli i Afganistanit nuk do ta harrojë kurrë mikpritjen e shqiptarëve, që në këto ditë të vështira hapën zëmrën dhe dyert.

 

 

“Ky është një tribut i vogël nga njerëzit e Afganistanit për shqiptarët. Faleminderit që na mikprisni! Kjo është një kohë e vështirë për ne, por disa prej nesh gjetën qetësinë në këtë vend të bukur dhe kjo është një hartë e Shqipërisë, me një hartë të Afganistanit. Ju pritët disa prej nesh si refugjatë këtu dhe hapët zemrat tuaja, sikurse edhe shtëpitë tuaja, dhe kjo është diçka që ne nuk do ta harrojmë kurrë”, deklaroi artisti, bashkëthemelues i Artlords.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Shqipëria ishte ndër vendet e para që mikpritën refugjatët nga Afganistani ndër të cilët gra, aktivistë të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë së bashku me familjet e tyre. Fillimisht ata u strehuan në “Qytetin Studenti” e më pas u akomoduan në zona të tjera.