Gazetari Artan Hoxha ka folur në studion e “Spotlight” lidhur me situatën në Partinë Demokratike ndërsa ngre pyetjen se ku është zhdukur kryedemokrati Basha.

Sipas tij, Basha është shpallur “non grata” nga baza e Partisë Demokratike.

“Probelmi ishte shpallja i padëshiruar i Sali Berishës nga SHBA. Sot jemi në shpalljen të padëshiruar të Bashës nga baza e PD, rezultat i një energjie propagandistike të takimeve të drejtpërdrejta të Berishës me bazën e PD. Pyetja është ku është zhdukur Basha? Basha sot me firmë dhe vulë vazhdon të jetë kryetar, por duket që Basha ka një distancë shumë të madhe me anëtarësinë e thjeshtë të PD”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se Basha ka humbur momentin që shfrytëzon një njeri që ka natyrën e liderit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Si kryetar është në rregull. Pyetja është a është një lider që e kerkon momenti emocional ku jemi. Unë them që këtë moment e humbi, ka ende kohë për aksion, por deri më sot shohim në aksion Berishën”, nënvizoi ai.