Artan Fuga: Vaksinimi me prioritet i personaliteteve do të ishte krim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Artan Fuga: Vaksinimi me prioritet i personaliteteve do të ishte krim

Akademiku Artan Fuga kundërshtoi planin e kryeminisrit Edi Rama për të vaksinuar personalitetet mbi 80 vjeç me prioritet.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Fuga tha se diçka e tillë do të ishte krim. Për të, jeta e të gjithë qytetarëve është e njëjtë, pavarësisht punës që ka bërë, bën me dije “Vizion Plus”.

 

Advertisement

“Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kriteri i moshës, ose ndonjë tjetër është tjetër gjë, por jo për merita pune, lufte, apo për budallalliqe të kësaj natyre.  Pa le na thonë se ata personalitetet do të na bindin neve të bëjmë vaksinën!!! A thua se problemi aty është se nuk bindet njeriu të bëjë vaksina. Ku janë vaksinat për popullsinë? Problemi është këtu. Asnjë popull në Evropë nuk po i rreziston vaksinës kur ajo i vjen rregullisht dhe e kontrolluar.  Nuk janë personalitetet që bindin!  Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!”

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy