Autoriteti rrugor shqiptar i bëri apel drejtuesve të mjeteve që tgë shmangin kalimin nga aksi rrugor nga Llogaraja deri në Sarandë dhe anasjelltas.

Kjo për shkak të dëmtimit të rëndë të rrugës në Borsh si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Kalimi I mjeteve të rëndë është pamundur por ARRSH kërkon që edhe drejtuesit mjeteve te tjera ta evitojnë kalimin në këtë aks për të mos krijuar kaos pasi tani lëvizja po bëhet vetëm me një kalim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës. Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim.]Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks.