Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Kosovës pasi është përpjekur të kalojë kufirin duke korruptuar policin.
Sipas policisë, shtetasi shqiptar ishte përpjekur të hynte në shtetin fqinj dy herë të tjera.
Herën e tretë i ofroi policit doganor 40 euro.
I dyshuari është mbajtur në gjendje arresti 48 orë, ndërkohë që prokuroria vazhdon hetimet.
Njoftimi i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 € zyrtarit policor për tu futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.