Arrestohet Përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj.
Dyshohet të ketë edhe persona të tjerë në bashkinë e Vlorës, të cilët janë arrestuar nga policia. Burime bëjnë me dije se arrestimet e personave në fjalë kanë të bëjnë me falsifikim dokumentash.
Kujtojmë se prej disa ditësh ka qenë edhe KLSH në bashkinë e Vlorës por edhe në institucione të tjera.
Advertisement