Arrestohet në Spanjë Aleksandër Frroku, i dënuar me 4 vite burg në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet në Spanjë Aleksandër Frroku, i dënuar me 4 vite burg në Shqipëri

Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç është arrestuar nga autoritete spanjolle.

31-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Wewkend” falë shkëmbimit të indormacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve spanjollë.

Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy