
Efektivi i policisë, Amarildo Kureta, është arrestuar nga autoritetet greke. 32-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge nga drejtësia italiane.
Ai punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.
Advertisement
Mësohet se ai kishte marrë lejen vjetore për të kaluar pushimet në Greqi, por sapo ka shkelur në tokën greke është prangosur.