Arrestohet hajduti laçian në Shkodër, vidhte banesa në zona të ndryshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet hajduti laçian në Shkodër, vidhte banesa në zona të ndryshme

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 46-vjeçar me banim në Laç, i cili është autor i disa vjedhjeve.

Gjatë muajit qershor, ai vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

B., 46 vjeç, banues në Laç”, njofton policia.

Advertisement

46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.

Policia po heton për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy