Arrestohet nga policia nga Tirana Alda Klosi, ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë.
Ish-zyrtarja e lartë, e cila ka qene edhe shefe kabineti e Arben Ahmetajt, akuzohet per pastrim parash.
Hetimet ndaj Alda Klosit nisen menjehere pasi u arrestua pastruesja e shtepise se saj Rozeta Dobi.
Kjo e fundit bashke me djalin e vet kishin vjedhur qindra mijera euro ne banesen e Alda Klosit, para te cilat ishin te padeklaruara.
Advertisement
Pavaresisht perpjekjeve te Alda Klosit per te justifikuar shumat e medha qe mbante ne shtepi, prokurorja Mirela Zavalani ka firmosur urdherin e ndalimit per ish-zyrtaren larte, me akuzen e pastrimit te parave.