Arrestohet agjenti i policisë/ Ndihmoi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj që të arratiset

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet agjenti i policisë/ Ndihmoi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj që të arratiset

Një punonjës policie është ndaluar pasi dyshohet se ka ndihmuar në arratisje të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis martinaj.

 

Agjenti Jeton Lami banues në Tiranë, dyshohet se ka përkrahur e transportuar Martinajn, I cili është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale.

 

Advertisement

Drejt agjentit 28 vjecar është dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Kurbinit për akuzën e shpërdorimit të detyrës

 

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit J. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar.Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy