Policia e Fierit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili shiste doza kanabisi në qytetin e Patosit dhe tentoi të largohej kur pa policinë. Nën hetim është vënë e ëma e 35-vjeçarit, e cila kundështroi punonjësit e policisë gjatë kontrollit të banesës.

Policia njofton se në pranga ra shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Patos, ndërsa u vu nën hetim shtetasja M. A., 62 vjeçe, banuese në Patos.

Në qytetin e Patosit, në momentin që 35-vjeçari ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 kavanozë me lëndë narkotike cannabis dhe mjete për ndarjen e saj në doza.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 grirëse, 1 automjet dhe 1 celular./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";