Orsion Kolaj, 27 vjeç është arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Shëngjin, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, shtetasit Orsion Kolaj, i dyshuar për shitje të dozave të cannabisit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë të doza të gatshme për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";