Arrestohet 23-vjeçari në Berat, sekuestrohet 20 kg kanabis dhe armë zjarri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet 23-vjeçari në Berat, sekuestrohet 20 kg kanabis dhe armë zjarri

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 23-vjeçar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Policia ka ndaluar atumojetin tip ‘Smart’ me të cilin udhëtonte i riu dhe pas një kontrolli gjetën një sasi të vogël kanabisi.

 

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e 23-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi 20 kg kanabis, farat narkotike, armë zjarri dhe municionin luftarak.  I riu dyshohet se prodhonte dhe shiste lëndë narkotike në Kuçovë dhe Berat.

 

Advertisement

Njoftimi i plotë:

 

Kuçovë, Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perondi”, sekuestrohen rreth 20 kanabis, 1153 fara kanabisi, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perondi”.

 

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

 

Advertisement

Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Perondi, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Smart”, me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. L., shërbimet e Policisë gjetën 20 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1153 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

 

Advertisement

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit të lëndës narkotike kanabis dhe të shitjes së saj në doza, në Kuçovë dhe në Berat.

 

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

 

Advertisement

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të metejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy