Dy punonjës të policisë në Tiranë janë arrestuar për grabitje me dhunë.
Bëhet fjalë për punonjësin e patrullës në komisariatin nr1, Serxhio Cani 23-vjeç dhe punonjësin e policisë bashkiake, Saimir Muzikanti 39-vjeç.
Të dy këta punonjës vepronin në zonën e Liqenit Artificial ku grabisnin me dhunë të rinj që shisnin doza te vogla lëndësh narkotike, dhe i lidhnin me pranga që ngjarja të dukej zyrtare.
Advertisement