Modelja e njohur Elena Polychronopoulou dhe partneri i saj ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës, duke dërguar në pranga edhe “baronin” shqiptar të kokainës.
Shqiptari, i njohur me nofkën “Billy the Kid”, tani është në prangat e Policisë së Atticës, pasi u zbulua se ishte “koka” e grupit. E gjitha ndodhi pas arrestimit të modeles 29-vjeçare dhe partnerit të tij me gati 8 kilogramë kokainë të pastër.
Nga hetimet rezultoi se të dy kryenin shërbime në emër të një rrjeti të fuqishëm mafioz shqiptar, ndërsa Policia e konsideron “Billy the Kid” si një “lojtar” të fortë në kartelet e kokainës.
Trafikanti i drogës ka kontakte të drejtpërdrejta me vendet e Amerikës Latine dhe konsiderohet se ka aftësinë për të importuar sasi të mëdha të kokainës në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe më pas t’i shpërndajë ato në tregun evropian.
Sipas informacioneve tani në dispozicion të policisë, ata janë të bindur se “Billy the Kid” ka përhapur rrjetin e tij të aktiviteteve ilegale në të gjithë Evropën, duke lënë pas edhe mafian serbe, e cila kontrollonte deri pak kohëmë parë pjesën më të madhe të kokainës që importohej.
Rrëfimi i modeles dhe të dashurit të saj, shtynë Policinë greke që të vijonin hetimet, duke lokalizuar edhe shqiptarin, i cili duke përdorur teknologjinë, nga Greqia kontrollonte dhe tregun e Belgjikës duke dhënë udhëzime për shpërndarjen e kokainës.