Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëherësh deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Metës dhe masës së dhënë ndaj saj “detyrim paraqitje”.
Deputetja thotë se ende nuk ka dijeni për vendimin e Gjykatës dhe thekson se në momentin që do të marrë dijeni do të përgjigjet me të gjithë hapat ligjrë.
Monika Kryemadhi: Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare. Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi. Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike. Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik. Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët.
Ditën e sotme, 21 tetor, me urdhër të SPAK u arrestua kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Është caktuar detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.
Arrestimi i Metës ishte tërësisht i papritur, ndërsa kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13:40.
Meta u arrestua teksa shkonte me makinë në seli për të mbajtur konferencën. Prangat i janë vënë pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë nga agjentë të BKH-së teksa ka asistuar edhe policia./vizionplus.tv