Një ditë pas arrestimit t ëish ministrit të Mjedisit, lefter Koka, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë.
Pas mbledhjes së qeverisë, teksa zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka qenë duke prezantuar vendimet, është pyetur nga gazetarët edhe për arrestimin e Kokës.
I pyetur nëse mban qeveria përgjegjësi për faktin se, sipas hetimeve të SPAK, ish-ministri Lefter Koka kishte përfituar shuma të mëdha nga inceneratorët, përmes abuzimeve, numri dy i qeverisë është shprehur shkurtër se “Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as kolektive, as partiake”.
Advertisement