Arrestimi i Fredi Belerit/ Ministria e Jashtme greke: Udhëzuam ambasadoren tonë të takohet me Xhaçkën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestimi i Fredi Belerit/ Ministria e Jashtme greke: Udhëzuam ambasadoren tonë të takohet me Xhaçkën

Arrestimi i kandidatit të opozitës për Himarën, Fredi Beleri, është shoqëruar edhe me një reagim nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

 

Përmes një reagimi, Athina zyrtare bën me dije se ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, ka udhëzuar ambasadoren greke në Shqipëri që të zhvillojë një takim me homologen e tij, Olta Xhaçka.

 

Advertisement

“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.”, thuhet në njoftim.

 

Fredi Beleri u shoqërua nga uniformat blu gjatë natës, teksa ndodhej në lokalin e tij. Bashkë me të mësohet të jetë shoqëruar edhe avokati i tij, si dhe anëtarë të stafit të kandidatit të opozitës për Himarën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy