Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakon.
Ai tha se Dako është duke u marrë në pyetje në drejtorinë e policisë nga hetuesit, kryesisht nga prokuroret e SPAK që kanë lëshuar urdhër arrestin.
Barkaj tha se policia po vijon punën edhe për kapjen e dy ish drejtorëve të tjerë në Bashkinë e Durrësit.
Dako tha gazetari i Vizion Plus akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një tender që ka firmosur në vitin 2015 për konsulencë duke i shkaktuar një dëm shtetit prej 22 milion lekësh të reja.
“Dako po merret në pyetje nga hetuesit kryesisht nga prokuroret e SPAK që kanë lëshuar urdhrin.
Në pranga kanë rënë disa persona, ndërsa vijojnë në kërkim të jenë edhe dy drejtorë të Bashkisë së Durrësit.
AdvertisementDako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një tender që ka firmosur në vitin 2015 për konsulencë duke i shkaktuar një dëm shtetit prej 22 milion lekësh të reja si dhe për një leje ndërtimi për një pallat që ishte ndërtuar pa leje, ku u zbulua gjithccka pas tërmetit tragjik”, tha Esido Barkaj.