Arrestimi i Breçanit/ Zbulohen edhe dy emra të tjerë që kanë rënë në pranga, operacioni shtrihet edhe në Spanjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka zbuluar dy emra të tjerë që janë arrestuar mbrëmjen e djeshme pas urdhrit të lëshuar nga SPAK.

 

Në pranga përveç zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe Erzen Breçani, kanë rënë edhe “koka” të krimit.

 

Advertisement

Mes personave të arrestuar janë Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustati, të cilët kanë tentuar të vrasin dy vëllezër. Ata janë informuar nga Jonida Babameta, e cila ka punuar në Interpol dhe u ka dhënë dy personave të mësipërm informacione për të kryer vrasjen.

 

Operacioni është shtrirë edhe në Spanjë, pasi dyshohet se 4 persona për të cilët është lëshuar urdhër arrest, ndodhen atje.

 

Advertisement

Kujtojmë se urdhër arrestet u lëshuan nga prokurori i SPAK Vladimir Mara, pas zbardhjes së disa komunikimeve në aplikacionin SKY, i cili zbërtheu një tjetër grup kriminal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy