Arrestimi i Beqajt, Alimehmeti: Në pranga e çuan hetimet e BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestimi i Beqajt, Alimehmeti: Në pranga e çuan hetimet e BE

Arrestimi i ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka sjellë reagime të shumta në skenën politike. Beqaj u arrestua për shpërdorim të fondeve të BE në kohën që ka qenë drejtues i SASPAK, ndërsa për drejtuesin e Departamentit të Shëndetësisë në PD Ilir Alimehmeti këto fonde që akuzohet Beqaj janë shumë të vogla në krahasim me koncensionin e Check Up dhe Sterilizimin.

Sipas tij, hetimet e BE kanë qenë fine dhe të sakta për të parandaluar gangrenën e korrupsionit, por shtoi se i njëjti mmekanizëm nuk ndiqet nga institucionet shqiptare.

“Një fenomen është që mekanizmat e BE për të zbuluar abuzuesit, janë fine dhe të zbulojnë shpejt. Këto bëhen që pasardhësi të mos bëj të njëjtën gjë. Nga ana tjetër, për fondet shqiptare, mekanizmat nuk funksionojnë. Ky është shteti jonë dhe standardi i BE. Shteti jonë nuk ka mekanizma për të dënuar për korrupsion, ndërsa BE i ka fine dhe nuk lejon këtë gangrenë të vazhdojë.

Fondet janë për njerëzit, janë për ne. Si çështje është madhore dhe aty vendosim Ilir Beqajn. Kur ai ishte nën hetim, Rama e promovoi dhe e vendosi drejtor të kësaj agjencie. Nuk mund ti varësh në qafë mëlçitë ujkut. Nuk mund tëmenaxhojë ai fondet e BE. Kjo tregon që Rama donte ta mbronte dhe jep një model negativ. Kjo do thotë që po vodhe mjaftueshëm ne të promovojmë. Kjo është një heqje vëmendje nga Erion Veliaj dhe inceneratorët.

Advertisement

Për fonde shumë më të vogla në përqindje arrestohesh, kur bëhet fjalë për qindra miliona euro jo. Sepse aty ka të përfshirë shumë njerëz të tjerë. Pse mendoni ju se gjithë ato koncensione janë dhënë pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama? Vërtetë e mendoni një gjë të tillë”, tha Alimehmeti./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy