Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për kapjen e autorit të plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”. Ai shkruan se askush që guxon të rrezikojë dhe kërcënojnë uniformat blu nuk do të tolerohet.
Balla thekson se do të kërkojë ndryshime edhe në kuadrin ligjor për të pasur zero tolerancë ndaj çdokujt që rrezikon jetën e efektivëve të policisë.
“Përgëzoj Policinë e Shtetit për arrestimin e autorit të plagosjes së efektivit të shqiponjave mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Ështëmomenti të kujtoj se kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.
AdvertisementDo bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë. Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal (me ndryshimet që kam mbështetur vetë në Kuvend në vitin 2019) dhe në ligjin për Policinë Shtetit’, shkruan ai.
42-vjeçari, Klered Bozhanaj, u arrestua rreth 24 orë pas ngjarjes së rëndë. Policia ka lokalizuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.
Sipas burimeve mësohet se është kapur në momentit që ka shkuar në banesën e tij. Fillimisht ka pasur rezistencë duke debatuar me punonjësit e policisë që kanë mbajtur nën vëzhgim banesën, por më pas është arrestuar.