Arrestimet e SPAK/ Rama: Kush hedh një hap shtrembër, do japë përgjigje para drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestimet e SPAK/ Rama: Kush hedh një hap shtrembër, do japë përgjigje para drejtësisë

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh se askush nuk duhet të befasohet nga aksionet e SPAK, pasi sipas tij, priten zhvillimet të tjera në vijim.

 

Ai paralajmëroi se ata që përdorin detyrën shtetërore për një përfitim personal do të ndëshkohen.

 

Advertisement

“Nëse në këtë proces, individë të caktuar përveçse bëjnë punën e shtetit, bëjnë edhe punën e xhepit të tyre, kjo nuk ka lidhje me vendimin e qeverisë por me një cenim te ligjit dhe një përgjegjësi që në rast se drejtësia e nxjerr në pah duhet të jemi të kënaqur që edhe vepra bëhet. Kush përdor funksionin shtetëror për përfitim personal mund të përfundojë aty ku deri dje nuk ia merrte mendja askujt se mund të përfundonin njerëzit me pushtet. Qëndrimet e mia janë qëndrime që nuk duhet t’i shihni të tilla, janë të lidhura me një proces që kemi detyrimin ta shtyjmë përpara. Kush hedh një hap drejt dhe një hap shtrembër do japë përgjigje para drejtësisë”, deklaroi Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy