Dy persona janë vënë në pranga mëngjesin e kësaj të shtune në Shkodër.
Gjatë operacionit të koduar me emrin “gracka”, policia arriti të sekuestrojë katër mijë fara kanabisi.
Dy të arrestuarit, 29 dhe 34 vjeç, banues në Shkodër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e bimës narkotike, me qëllim kultivimin e tyre në zonat e thella të dukagjinit. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 3 telefona dhe 1 automjet.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat e prodhimit dhe shitjes se narkotikëve”, “mosbindjes ndaj policisë, si dhe pastrimi i parave.
Ndërsa në Durrës përfunduan në pranga edhe 3 persona të tjerë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Nga kontrollet në qytet, policia arriti të bëjë arrestimin në flagrancë të trafikanteve si dhe te sekuestroje armë zjarri, municion luftarak, heroinë dhe kokainë, fara cannabisi dhe një shumë parash.
Aksione kundër narkotikëve u zhvilluan edhe në Korçë ku babë e bir u kapen për trafik droge. Ilirjan dhe Alteo Liçe kishin në një lokal në përdorim, ku policia gjeti një automatik, fishekë si dhe një sasi lënde e dyshuar si heroinë.