Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar në Dimal. Gjatë kontrollit të banesës së 50-vjeçarit janë gjetur të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
I arrestuari, rezulton i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.