Policia e Shteti ka vënë në pranga një 22-vjeçar në Malësi të Madhe.
22 vjeçari lëvizte me një motomjet dhe armë zjarri me vete.
Pasi ka konstatuar se ishte në ndjekje nga policia i riu ka braktisur motomjetin dhe ka tentuar të arratiset në këmbë.
Policia ka mundur ta neutralizojë vetëm pak momente më pas.
Malësi e Madhe
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, operacioni policor i koduar “Kerraj”.
Braktisi motomjetin për t’iu shmangur ndjekjes nga Policia, vihet në pranga 22-vjeçari që mbante armë zjarri me vete.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një motomjet.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pasi kanë marrë informacion se një person lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Gjatë operacionit policor të koduar “Kerraj” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Ky shtetas po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj.
Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëtejshme.