Policia e Durrësit vënë në pranga një 31-vjeçar i cili fshihte në banesën e tij armë dhe municione.
Gjatë një kontrolli në banesën e të riut në fshatin Ishëm, policia gjeti dhe sekuestroi fshehura një armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe 54 kapsolla detonatore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Info”, sekuestrohen kallashnikov, fishekë dhe kapsolla detonatore.
Në pranga 31-vjeçari që i kishte fshehur në banesë, armën dhe municionin.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të mbajtjes pa leje, në banesë, të një arme zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Info”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. Gj., 31 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 31-vjeçarit, në fshatin Ishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe 54 kapsolla detonatore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.