Armand Duka rikonfirmon Edi Rejën në krye të Kombëtares

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armand Duka rikonfirmon Edi Rejën në krye të Kombëtares

Trajneri Edi Reja do të vijoj të jetë në krye të kombëtares shqiptare .

 

Këte e konfirmoi dhe presidenti i Federatës shqiptare të futbollit , Armand Duka në një konferencë për shtyp këtë të shtunë përballë gazetarëve.

 

Advertisement

Sipas tij, trajneri italian ka bërë një arritje të jashtëzakonshme me kuqezinjtë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe nuk duhet ti hiqet asnjë meritë.

 

 

ARMAND DUKA – PRESIDENT-FSHF-SË

Advertisement

 

Reja është krye- trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ekipi Kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë tjetër, ka pasur paraqitje pozitive. Ai ka rinovuar ekipin dhe është premtues për të ardhmen. I gjithë ekipi nga drejtuesit e departamentit në FSHF deri te futbollistët dhe trajneri dhe stafi teknik për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme dhe e kanë arritur objektivin.”

 

Duka foli dhe për cështjen Broja për të cilin shpjegoi gjithë situatën e ndodhur në Angli.

Advertisement

 

ARMAND DUKA- PRESIDENT I FSHF-SË

 

”Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që bëjnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni.”

Advertisement

 

 

Kombëtarja shqiptare arriti të sigurojë vendin e tretë në kualifikueset për në boëtoririn e Katar 2022 dhe si një asnjehërë më parë në histori arriti të grumbullojë 18 pikë në një kompeticion të këtij niveli.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy