Arkitekti italian Stefano Boeri, së bashku me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan nga afër këtë të premte ecurinë e punimeve në lagjen e re “5 Maji”, e cila po ndërtohet për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti I 26 nëntorit 2019. Boeri tregoi disa detaje nga projekti.
STEFANO BOERI
ARKITEKTI ITALIAN
Advertisement”Arkitektura, në këtë rast, përdor elementë të gjelbërimit, natyrës. Në lagjen e re “5 Maji” do të ketë të gjitha shërbimet në dispozicion të komunitetit. Gjithashtu, po përfshihet ideja për përdorimin e hapësirave publike të hapura, si çatitë, oborret, ballkonet.”
Edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shprehu bindjen se kjo do të jetë një nga zonat më të mira në kryeqytet
ANUELA RISTANI
NENKRYETARJA E BASHKISE SE TIRANES
“Do të jetë një lagje e mirëfilltë, me të gjitha shërbimet dhe hapësira të gjelbra. Hapësirat e përbashkëta janë jo vetëm për njerëzit që janë në këtë zonë, por edhe për ata që punojnë dhe ata që kalojnë kohë gjatë ditës.”
Pas kësaj, nënkryetarja Ristani dhe arkitekti Boeri vizituan edhe ndërtimin e shkollës “Vaçe Zela” në zonën e Don Boskos, e cila është pjesë e paketës së shkollave të reja që po ngrihen në Tiranë.