Arjan Harxhi po kurohet në Turqi/ Bashkëshortja: Gjithçka me shpenzimet e familjarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arjan Harxhi po kurohet në Turqi/ Bashkëshortja: Gjithçka me shpenzimet e familjarëve

Mjeku i njohur infeksionist, Arjan Harxhi po trajtohet në Turqi për koronavirusin. Prej disa ditësh ai po merr trajtim të specializuar, por nga ana tjetër, ka akuza se për këtë po përdoren fondet e Ministrisë së Shëndetësisë. Diçka të tillë e hodhi poshtë bashkëshortja e tij, Erjona Shehu në “Facebook”.

 

“Prej datës 6 janar, në media u be publik një lajm I PAVëRTETë, sipas të cilit Prof. Arjan Harxhi u dërgua për kurim për Covid 19 në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë. Prof. Arjan Harxhi, i cili bëri një formë agresive të Covid 19, për shkak të ekspozimit të madh karshi Covid 19, është dërguar në Turqi me SHPENZIMET E FAMILJARËVE të tij. Në asnjë moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptarë! Ndaj të shqetësuarit le të qetësohen. Nuk i kemi borxh asnjë qindarkë dhe asnjë moment jete askujt.”

 

Advertisement

Ajo falenderoi ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy