Ditën e sotme, 2 dhjetor, po zhvilloon punimet Kuvendi Kombëtar i demokratëve, ku do të votëbesohet edhe Sali Berisha si kryetar, pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Sali Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha dhe vajza Argita Malltezi. Kjo e fundit gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se brenda 10 vitesh 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi, ndërsa varfëria është rritur frikshëm. Sipas Malltezit, diçka është bërë gabim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Malltezi: Secili prej nesh u përpoq shumë dhe rendi drejt sigurisë ekonomike, por harruam një mësim të historisë të cilin e kemi përjetuar: të drejtat politike janë thelbësore për ushtrimin e lirive ekonomike. Nëse lejojmë kufizimin e tyre ne rrezikojmë të ri-biem në diktaturë të ngjashme me atë që kemi përjetuar. Me një dallim: sot ne n’a lejohet të lëmë gjithçka dhe të ikim. Të largojmë gjënë më të shtrenjtë – fëmijët tanë, gëzimin e vatrave tona, të ardhmen e vendit. Kjo nuk quhet zgjedhje, ky është nënshtrim, përdhosje e të drejtave tona.

 

Më tej, gjatë fjalës së saj Malltezi shtron pyetjen se ku kanë gabuar dhe pse nuk kanë mundur të ndërtojnë një Shqipëri dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Malltezi:  Se nuk kemi mundësi, kohë apo se nuk ia vlen të ngresh zërin për çdo gjë, se nuk ia vlen të kundërshtosh një të keqe që nuk të prek direkt në një moment. Por e keqja forcohet nga indiferenca jonë dhe ajo u bë gjithnjë e më imponuese. Ne dënuam veten me pasojat me të cilat sot përballemi, në momentin kur zgjodhëm lëvozhgën pavarësisht thelbit. Kur nuk u ngritëm për më të pamundurit, që mbushën qelitë për faturat e dritave, ne nuk pamë se e keqja shpejt do trokiste në dyert e atyre që ishin jo thjesht konsumatorë, por gjeneratorë të ekonomisë. Kur puna në parcelat e kanabisit u bë bujqësia e re, ne injoruam faktin që krimi shpejt do të përhapej në çdo cep rruge e do të kërcënonte fëmijët tanë.

 

Kur spitalet tona ndaluan së ofruari ilaçe dhe trajtim për sëmundjet ne nuk ngritëm zërin t’a kërkonim fuqishëm këtë të drejtë që n’a takon, por kërkuam alternativa jashtë vendit. Kur pushteti ndërhyri në çdo të dhënë personale do të kish qenë në dinjitetin e çdo njeriu të lirë ta shkundte nga themelet kalbësirën që kërkon të n’a dominojë, por ne u tutëm dhe thamë se këta të bëjnë çdo gjë. Kur arsimi degradoi rrokullimthi, kur rruga u bë kërcënim i përditshëm, kur krimi pushtoi ekonominë dhe mori në dorë qeverisjen e vendit, me heshtjen tonë ne lame në baltë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në fund, Malltezi tha se është detyra e tyre, në emër të misionit prindëror të ndërmarrin një betejë për fëmijët.

 

Një betejë që t’i mësojnë atyre qëndresën ndaj të keqes, përballjen me dinjitet. Për t’u dhënë një trashëgimi që do t’u vlejë pavarësisht vendit ku do jetojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Malltezi: Nëse sot shpresa është vrarë, është detyra jonë t’a kthejmë atë. Të tregojmë se ikja nuk është zgjidhja, se njeriu mund të arrijë çdo majë nëse beson, të mundë çdo të keqe nëse qëndron dhe guxon. Kjo tokë është trashëgimia e tyre me ligjin natyror – ajo që u ka dhënë Zoti kur erdhën në këtë botë. Ata mund të bëhen më të pasur e më të zotë atje ku janë, por kjo mbetet shtëpia e tyre. Eshtë detyra jonë të mbajmë hapur shtëpinë për ta./vizionplus.tv