Për herë të parë vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD. Edhe pse Argita Malltezi ka qenë pjesë e çdo organizimi të PD nga protestat tek takimet elektorale, ajo nuk ka qenë pjesë e forumeve drejtuese dhe sot ishte hera e parë që ajo mbante fjalë në kuvend.

 

“Në vitet ’90 kam marrë pjesë aktive në të gjithë ngjarjet e lëvizjes së dhjetorit dhe muajve që pasuan, pa pasur asnjë qëllim angazhimi në politikë, dhe në fakt – për shkak të moshës – pa pasur as edhe pretendime ekonomike. Ajo që nuk mund të pranoja dhe që më bënte absolutisht të vendosur në qëndresën time ishte mohimi i lirive politike.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Argita Malltezi iu bëri apel demokratëve se duhet të ngrihen në betejë kundër qeverisë në emër të së ardhmes së fëmijëve të tyre.

 

“Të kthehemi dhe të korrigjojmë gabimet tona, të rregullojmë atë që u prish edhe nga indiferenca jonë ndaj së keqes. Që një ditë, kur ata të kthehen ta gjejnë shtëpinë e tyre mikpritëse dhe ftuese.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pjesë e kuvendit kombëtar gjatë viteve të fundit ka qenë bashkëshorti, Jamarber Malltezi, i cili është anëtar i strukturave drejtuese të PD, por që sot mungoi për shkak se gjykata ka vendosur si masë sigurie për të, arrest shtëpie.

 

Dalja e Argita Malltezit në foltoren e kuvendit vjen pak ditë, pasi Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj, Jamarber Malltezi u morën në hetim nga SPAK për çështjen e kompleksit “Partizani”./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";