Kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëroi ndëshkime në nivel zyrtarësh.
Duke marrë shkas nga operacioni “Shpirti”, ku u zbuluan edhe prokurorë e oficerë policie të implikuar në trafikun e drogës, Kraja tha se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për të goditur ata që shkelin ligjin.
“Kërkohet më shumë të kemi produkt në raport me eveidentimn e shkeljeve në shpërdorimin e fondeve publike, qoftë në nivel lokal apo qëndror. Kuptohet bëhet fjalë për zyrtarë të përfshirë që në mënyrë abuzive shkelin ligjin. Kjo është përparësi e jona padiskutim që është duke u vlerësuar përditë e shpejt do kemi dhe rezultate konkrete që do i bëjmë publike, por me rëndësi është që struktura është e vendosur për qëllimin që është krijuar dhe ka vullnetin për të bashkëpunuar pë ta realizuar qëllimin e përbashkët. Siç edhe u pa në përgjime, mosndëshkueshmëria, nga ka ardhur? Nga mosfunksionimi i sistemit, që do të thotë mosfunksionim në prokurori e gjykatë që s’ka dhënë atë që duhet të jepte, vendimin për persona që shkelin ligjin e tani po e shohim përditë kur prokurorë e gjyqtarë konstatohen të përfshirë në vepra në shkelje të ligjit e ndonjë herë dhe me situata që lidhen me krimin e organizuar apo situata të tjera.”