Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në SPAK, ndërsa hetimet për të vijojnë.

 

Ish-zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj, është nën akuzë për 4 vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “përfitimit të paligjshëm të interesave”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më herët, Arben Ahmetaj, kërkoi rekurs mbi vendimet e sekuestrove preventive, për dy vilat e familjarëve të tij,  vilën në Hamallaj dhe atë në Palasë. Kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

 

Hetimet ndaj tij nisën pas skandalit të inceneratorëve, ndërsa Ahmetaj ka mohuar akuzat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";