Sot nga ora 8:00 e mëngjesit është hapur thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për 2022. Për shkak të interesimit masiv, fermerët janë përballur me bllokimin e portalit e-Albania.
Deputeti socialist, Erion Braçe ka sqaruar fermerët lidhur me shqetësimet që kanë pasur mbi aplikimin e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori.
Që në orët e para të mëngjesit, sistemi ka kolapsuar, bëri me dije Braçe, dhe askush nuk ka mundur të aplikojë. Për pasojë, deputeti i kërkon Ministrisë së Bujqësisë që të pezullojë aplikimin për sot.
Ai tregoi përmes një videomesazhi në “Facebook” se ishte vetë në Drejtorinë e Bujqësisë së Lushnjes dhe konstatoi problemin.
Postimi i Erion Braçes:
BUJQ E VECANERISHT BLEGETORE,
QETESOHUNI!
Sot ishte dita e pare e aplikimit per mbeshtetjen ne bujqesi e blegtori;
Po marr shqetesim te shtuar nga Lushnja e Divjaka;
POR DUHET TE QETESOHENI!
Nga ora 8.05 sistemi ka kolapsuar dhe ASKUSH NUK KA APLIKUAR E PO APLIKON!
Une isha vete ne drejtorine e Bujqesise se Lushnjes dhe e pashe vete kete;
NUK PO APLIKOHET NE GJITHE SHQIPERINE!
Blegetore, nuk po ha kush hakun e nuk po u merr kush rradhen!
Ne kete pike kam dy kerkesa per ministrine e BUJQESISE;
E para, pezullojeni aplikimin per sot!
Jepini kohe AKSHI-t te shtoje kapacitetet dhe konsolidoje sistemin per javen e ardhshme me qellim qe mos pengohemi me;
E dyta, shiheni mundesine e eleminimit te gares ne skemat e blegtorise e serave;
Nese une plotesoj kriteret e vendosura ne VKM, 10 lope, 100 krere te imta, 50 koshere blete, 1 hektare serre, NUK KA PSE BEJ GARE NE SISTEM, por te marre mbeshtetjen!
ESHTE ME E DREJTE E ME E NDERSHME KESHTU!
Nderkohe kam nje thirrje per gjithe bujqit;
JENI TE GJITHE FITUES TEK NAFTA FALAS PER BUJQESINE!
Nuk ka gare aty!
NAFTEN DO E PERFITONI TE GJITHE!
Merrni kohen per te plotesuar dokumentat per tokat me qira;
Nese ke marre token brenda trungut familjar eshte nje formular i posacem qe e ploteson dhe e dorezon me aplikimin; NUK KA NEVOJE PER NOTERI!
Nese ke marre token jashte trungut familjar eshte nje tjeter formular i posacem, vetedeklarues qe e ploteson dhe e certifikon tek NJESIA ADMINISTRATIVE; JO TEK NOTERI!
Beini keto!
Ju lutem edhe njehere qetesohuni dhe mos krijoni fluks ne sistem!
Ka dite per secilin!