Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Berishës për liri, ish-kryeministri mbetet në “arrest shtëpie”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Berishës për liri, ish-kryeministri mbetet në “arrest shtëpie”

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbetur në arrest shtëpie.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për ish kryeministrin dhe dhëndrine tij Jamarbër Malltezi.

Ky vendim u mor këtë të martë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi:

Advertisement

Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimi i Apelit të Posaçëm./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy