Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të lirë avokatin Alban Bengasi, i cili akuzohej se ka porositur vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

“Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit Z. A.B. nga ambjentet e paraburgimit, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të vendimit”, thuhet në njoftim.

Emri i Alban Bengasit doli në pah nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tha se avokati i ka kërkuar që të vrasë ish-bashkëshorten e tij në këmbim të 100 mijë eurove.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, ai deklaroi para hetuesve se avokati më herët ka paguar disa persona për të dhunuar ish-bashkëshorten, akuza që janë mohuar vazhdimisht nga Alban Bengasi.